Politike

SPAK urdhëroi arrestimin e tij, Beqaj u vu në pranga për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian

 Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. 

4 Korrik 2024, 09:42 Nga r.ll
SPAK urdhëroi arrestimin e tij, Beqaj u vu në pranga për abuzimet
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.  Sipas informacioneve Beqaj u vu në pranga në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

arrestohet ilir beqaj

Sondazh

Poll