Politike

Nikolla refuzon interpelancën e kërkuar nga PD me Ramën, Bardhi: Për çfarë e ka këshilluar Florian Coldea kryeministrin?

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme ka ngritur me pyetjen se për çfarë e ka këshilluar ky agjent Ramën. Gjatë fjalës së tij Bardhi ka debatuar me deputetët e PS-së që i thërrisnin “Boll” nga salla.

4 Korrik 2024, 10:40 Nga DOSJA
Nikolla refuzon interpelancën e kërkuar nga PD me Ramën, Bardhi:
gazment bardhi

TIRANË- Ka nisur me debate seanca plenare në Kuvend. Kryetarja e Parlamentit njoftoi në nisje të seancës se është refuzuar interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin Edi Rama për gjeneralin e shërbimit sekret në Rumani. 

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme ka ngritur me pyetjen se për çfarë e ka këshilluar ky agjent Ramën. Gjatë fjalës së tij Bardhi ka debatuar me deputetët e PS-së që i thërrisnin “Boll” nga salla.

Në një situatë të tillë Bardhi iu kundërpërgjigj Erion Braçes me pyetjen "më thoni, pra, për çfarë e ka këshilluar ky person Edi Ramën? Për tarfikun e drogës"? Kryeministri sërish nuk ishte i pranishëm në seancë dhe Bardhi e nënvizoi faktin se kryeministri është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave për interpelancë.

“Shqiptarët kanë për kryeministër një frikacak, që ka frikë të vijë në Kuvend, të përballet me opozitën, ka frikë të japë llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar, për aferat ku vetëpërfshihet. Ne kemi kërkuar interpelancë sepse ekzistojnë dokumente zyrtare dhe raportime të medias ndërkombëtare që kryeministri i Shqipërisë ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe që këtu ka një shkelje sepse cenohet siguria publike dhe së dyti, sepse ky person, përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive në shtetin e tij, është i li dhue me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Rumaninë," tha ai.

 

gazment bardhi erion brace

Sondazh

Poll