Politike

Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, në pranga financieri i tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla

Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

4 Korrik 2024, 09:30 Nga r.ll
Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, në pranga financieri i tij
ermal kurtulaj

TIRANË- Me urdhër të SPAK është vënë në pranga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. 

SPAK konfirmoi mëherët arrestimin e tyre ndërsa u shpreh se do të ketë një reagim më të detajuar në vijim. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

ermal kurtulaj alfred nikolla arrestohet ilir beqaj

Sondazh

Poll