Politike

Arrestimi i Ilir Beqajt/ Dalin detaje të reja, SPAK lëshon edhe dy masa "arrest në shtëpi", ushtrohen kontrolle në dy banesa

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla

4 Korrik 2024, 10:17 Nga r.ll
Arrestimi i Ilir Beqajt/ Dalin detaje të reja, SPAK lëshon edhe dy
ilir beqaj

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre "arrest me burg" dhe 2 "arrest shtëpie". Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar edhe kryerjen e kontrolleve në dy banesa.

 

Ish-ministri u vu në pranga sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, bashkë me të edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve arrestimi i tyre është bërë lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian. 

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

arrestohet ilir beqaj spak

Sondazh

Poll