Politike

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

4 Korrik 2024, 09:08 Nga r.ll

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy persona

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar. Sipas raportimeve janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian. Ndërkohë pritet një reagim zyrtar për informacione të mëtejshme.

Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. 

"Sterilizimi"

Ish-ministri është në hetim nën masën "detyrim paraqitje" për kontratën koncensionare të sterilizimit. Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin. Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. 

 

ilir beqaj

Sondazh

Poll