Aktualitet

‘Ngec’ në rrjetën e vettingut, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Arqile Koça

8 Mars 2019, 11:10 Nga DOSJA
‘Ngec’ në rrjetën e vettingut, KPK shkarkon nga detyra

TIRANË- Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça është shkarkuar nga detyra.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme, duke e larguar prokurorin nga sistemi i Drejtësisë pas verifikimit të figurës së tij. 

Trupa gjykuese, e cila hetoi rastin e Arqilea Koccas kryesohej nga  Etleda Çiftja, me anëtar Roland Ilia dhe relatore Firdes Shuli, rivlerësoi Koccan në  të tre kriteret e vetingut. Gjatë seancës dëgjimore u tha se ndaj prokurorit nuk kishte pasur asnjë denoncim nga publiku dhe se pasuria e tij në tërësi ishte gjetur e ligjshme.

KPK vuri në dukje si problem përfitimin e një kredie të butë si i pastrehë e marrë në vitin 2000 vetëm katër muaj para se përmes një procesi privatizimi të përfitonte pjesë në një godinë të një ish-ndërmarrje në Korçë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk shkarkohet arqile koça kpk shkarkohet arqile koça

Sondazh

Poll