Aktualitet

Dhunimi i mjekut në Lezhë/ Stafi mjekësor në protestë, kërkojnë mbrojtje e siguri në vendin e punës

8 Mars 2019, 08:54 Nga DOSJA
Dhunimi i mjekut në Lezhë/ Stafi mjekësor në protestë,

LEZHË- Vetëm një ditë pas dhunimit të mjekut Zef Doda në ambientet e spitalit të Lezhës, nag një i afëm i një pacienti, (Lexo këtu) stafi mjekësor i këtij spitali ka ndërprerë punën ditën e sotme dhe ka dalë në protestë, për t’u solidarizuar me kolegun e tyre, si dhe për të dënuar dhunën ndaj bluzave të bardha.

Ndërsa mjekët pohojnë se ndihen të pasigurtë në vendin e tyre punës dhe kërkojnë mbrojtje, pasi rastet e dhunimit ndaj bluzave të bardha po përsëriten shpesh së fundmi.

Ditën e djeshme mjeku i spitalit të Lezhës, Zef Doda, u dhunua nga i afërmi i një pacienti dhe u transportua drejt Tiranës. Mjeku i dhunuar mori dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Thesojmë se rastet e dhunimit të mjekëve në vendin e punës, janë shtuar së fundmi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet mjeku ne lezhe protesta e stafit mjekesor stafi mjekesor ne spitalin e lezhes zef doda dhunohet mjeku ne lezhe protesta e stafit mjekesor stafi mjekesor ne spitalin e lezhes zef doda

Sondazh

Poll