Aktualitet

Vranë dhe murosën shqiptarin brenda vilës luksoze, arrestohen 4 italianë

8 Mars 2019, 10:08 Nga DOSJA
Vranë dhe murosën shqiptarin brenda vilës luksoze, arrestohen 4

ITALI- 4 italianë janë vënë në pranga nga policia në Muggio (Provincë e Monzas) pasi akuzohen për vrasjen dhe më pas murosjen në një vile luksozë të shqiptarit Astrit Lamaj. Trupi i 47-vjeçarit shqiptar, i cili jetonte në Genova, u gjet mëngjesin e 15 janarit në murin e “Villa degli occhi”, në Senago të Milanos.

Sipas raportimit të medias italiane Tgcom,  Astrit Lamaj u vra për hakmarrje, pasi i ka dhënë fund një lidhjeje sentimentale me një nga njerëzit e dashur të njërit prej personave të shoqëruar në polici.

Por, ajo që ende mbetet e dyshimtë për hetuesit italianë, është arsyeja e murosjes së shqiptaritnë vilën luksoze, ku pronari i së cilës nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë.

Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike dhe kishte humbur kontaktet me familjarët  në 2013.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 italiane astrit lamaj itali vritet shqiptari arrestohen 4 italiane astrit lamaj itali vritet shqiptari

Sondazh

Poll