Aktualitet

Përfundoi para afatit, ura në rrugën Kukës-Morinë del më e ngushtë se projekti (Foto+Vd)

8 Mars 2019, 11:03 Nga DOSJA
Përfundoi para afatit, ura në rrugën Kukës-Morinë del

KUKËS- Ishte parashikuar për të përfunduar në fund të Marsit apo fillim Prilli, por punimet ecën shumë shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të Shkurtit. Kjo është ura e Uzinës, ose ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit.

Po hidhen shtresat e betonit dhe vinçi e makineritë për vendosjen e trarëve janë zhvendosur në urën e fundit për dublimin e saj, atë të Porbregut, fare pak metra larg urës së Uzinës.

Burime për Dosja.al nga kompania sipërmarrëse e punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar kohën kur planifikohej mbarimi.

Por jo vetëm kaq… Kompania që ka ndërtuar disa ura të segmentit nga Kukësi-Morinë ka kaluar tashmë jashtë projektit.

Siç duket edhe në foto ura e re është më e ngushtë se ura në krah, dhe Ura e fundit në Morinë, 1 kilometër pa shkuar në doganën e Morinës është 1 metër më e ngushtë se ura paralele.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rruga kukes-morine ura e ngushte ne morine rruga kukes-morine ura e ngushte ne morine

Sondazh

Poll