Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e liroi, Prokuroria ankimon vendimin për Ervin Matën

8 Mars 2019, 09:30 Nga DOSJA
Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata e liroi, Prokuroria ankimon vendimin për

Tiranë- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervin Matën i cili është një ndër të akuzuarit e vrasjes së ndodhi në 4 tetor të 2018 në ish-Bllok.

Disa ditë më  parë  Gjykata dha masën “detyrim paraqitje” duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për “arrest me burg” për Ervin Matën.

Mata është nën hetime për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në lokalin “Monopol” ku humbi jetën Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe një nga shokët e tij, Eljon Hata.

Ai u vetëdorëzua në Polici dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që prej ngjarjes së 4 tetorit. (lexo këtu)

Në seancën e parë në gjykatë Mata nuk ishte i pranishëm por nga  dëshmia e dhënë në Polici mësohet se është shprehur se nuk ka qëlluar dhe është larguar nga të shtënat.

U frikësova prandaj ika. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë i fshehur, se kuptoja çkishte ndodhur. S’kam sulmuar njeri, përkundrazi më kanë sulmuar të tjerët. S’kisha asnjë armë, se dija se Merviol Bilo kishte armë. Në asnjë moment nuk kam qëlluar as me grusht as me armë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eljo hato ervin mata ervis martinaj fabiol gaxha prokuroria ankimon vendimine gjykatës vrasja ne ish-bllok eljo hato ervin mata ervis martinaj fabiol gaxha prokuroria ankimon vendimine gjykatës vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll