Politike

Tërmeti/ Ahmetaj: Dëmi në total mund të shkojë deri në 25 mln euro

6 Dhjetor 2019, 11:29 Nga DOSJA
Tërmeti/ Ahmetaj: Dëmi në total mund të shkojë deri

Tiranë- Arben Ahemtaj kryetarit i Komitetit të Rindërtimit ka deklaruar në takimin me kompanitë e Sigurimeve dhe AMF-në se dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit mund të shkojë në 25 mln euro

“Dëmi në total mund të shkojë deri në 25 mln euro.  Në proces trajtimit ose të dënuara 1943 persona”,  shprehet Ahmetaj.

51 persona të vdekur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. 19 persona ende ndodhen në sptial dhe 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit.  Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

Rama sot mblodhi qeverinë. Kryeministri u shpreh se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje për gjendjen e jashtëzakonshme. Ai dha urdhër që në këtë seancë të jetë edhe ligji për rindërtim. Rama theksoi se KÇK-ja e mundshme tek “5 Maji” duhet të pastrohet. Për ata që duan të rindërtojnë vetë shtëpinë në fshat, Rama premtoi fondin prej 20 mln lekë. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj tragjedia e 26 nentorit 2019 arben ahmetaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll