Politike

Paketa ‘anti-shpifje’/ Rama nuk u ndahet medieve: Më 19 Dhjetor ligji hyn në Kuvend, duhet të dënohen fort (VD)

6 Dhjetor 2019, 06:57 Nga DOSJA
Paketa ‘anti-shpifje’/ Rama nuk u ndahet medieve: Më 19 Dhjetor

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur edhe për ligjin “anti-shpifje”. Në fjalën e tij para kabinetit, kreu i qeverisë u shpreh se ligji “anti-shpifje” do të kalonte në Kuvend me 19 dhjetor pasi mediast sipas tij kanë shkaktuar viktima me lajmet e rreme. 

Për pretendimin e tij, Rama ka sjellë shembullin e një qytetari, i cili gjatë takimeve në Durrës i tha kryeministrit se sapo dëgjoi lajmin se spitali rajonal kishte marrë dëmtime nga tërmeti, e mori të atin me aftësi të kufizuara mori ambulancën që ta çonte në Berat. Rrugës i ati ndërroi jetë.

Më tej në fjalën e tij, Rama u shpreh se lajmet e rreme duhet të dënohen fort pasi sjellin pasoja të rënda.

“Në seancën e 19 Dhjetorit duhet të përcaktojnë një klauzolë në ligjin anti-shpifje që besoj do të hyjë në  seancë 19 Dhjetor më në fund për gjendjen e jashtëzakonshme. Shpifja në gjendjen e zakonshme është e dënueshme, shpifja në gjendjen e jashtëzakonshme duhet të jetë e super dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal se po bie spitali solli një të vdekur, pa llogaritur të plagosurit. Në përpjekje për të ikur me vrap nga spitali vdiq një person, se doli lajmi nëpër tendat mediatike se po shembej Spitali i Durrësit, në fakt atje nuk kishte asgjë. Këto gjëra duhet të dënohen fort,” tha Rama.

Gjithashtu Rama nuk harroi që t’u referohej mediave si “kriminale”, duke pasuar gjithë deklaratat që ka bërë me qytetarët gjatë takimeve në Durrës, Thumanë, Bubq e të gjithë vendet e tjera të prekura nga tërmeti.

Mëngjesin e sotme, Rama ka mbledhur sërish qeverinë. Kryeministri u shpreh se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje. Ai dha urdhër që në këtë seancë të jetë edhe ligji për rindërtim. Rama theksoi se KÇK-ja e mundshme tek “5 Maji” duhet të pastrohet. Për ata që duan të rindërtojnë vetë shtëpinë në fshat, Rama premtoi fondin prej 20 mln lekë. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine ligji anti-shpifje tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine ligji anti-shpifje tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll