Politike

Rama: Ministrat dhe kryetarët e Bashkive dhanë rrogën e nëntorit për të prekurit e tërmetit, nuk ka asnjë detyrim nga sh

6 Dhjetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Rama: Ministrat dhe kryetarët e Bashkive dhanë rrogën e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e sotme të qeverisë se aspak nuk është i vërtetë lajmi që janë detyryar punonjësit e shtetit të japin lekë nga rroga për të prekurit nga tërmeti. Ai ka theksuar se ministrat dhe kryetarët e bashkie me dëshirën e tyre kanë dhënë rrogën e nëntorit.

“Edhe diçka që lidhet me vendimin që do të kalojmë për krijimin e përdorimit të fondit të veçantë të ndryshuar.Është vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë në veprimtari social-kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht. Dua të falenderoj të gjithë ata që zemërgjerësisht kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh, punonjës. Refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që ne medemek paskemi detyruar të gjithë punonjësit që të japin lekë nga rroga  se ne skemi lekë për rindërtimin. Kjo është e pavërtetë, asnjë nuk kemi bërë në mënyrë  detyruese, të gjithë kanë qenë ftuar të japin konstributin e vetë. Ne vetë kemi dhënë këtë procesi rrogën e nëntorit, kryetar bashkish bënë të njëjtën gjë. Nuk ka asgjë me detyrim në këtë proces. Askush nuk duhet të detyrojë fond nga institucionet për vitin e ri, për darka dhe për valle, përkundrazi duhet të organizohemi të gjithë që të gjitha insticionet të ndajnë kohë për njerëzit atje, të çojmë dhuarata për fëmijët atje.“, u shpreh Rama në  mbledhjen e qeverisë.

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri u shpreh se më 19 Dhjetor hyn në Kuvend ligji anti-shpifje. Ai dha urdhër që në këtë seancë të jetë edhe ligji për rindërtim. Rama theksoi se KÇK-ja e mundshme tek “5 Maji” duhet të pastrohet. Për ata që duan të rindërtojnë vetë shtëpinë në fshat, Rama premtoi fondin prej 20 mln lekë. Ndër të tjera ai dëshmoi se sot Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll