Politike

Meta inspekton Kalanë e Krujës/ Presidenti: Tubimin do e thërras kur të kthehemi në normalitet, unë mbroj Kushtetutën

6 Dhjetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Meta inspekton Kalanë e Krujës/ Presidenti: Tubimin do e thërras

Krujë- Ditën e sotme Presidenti i vendit Ilir Meta ndodhej në Kalanë e Krujës , ku aty kaloi edhe shiritin e  sigurisë. Kreu i shtetit foli edhe për tubimin e anuluar të 8 dhjetorit,  për të cilin u shpreh se do të bëhet kur të normalizohet situata në vend pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

“Presidenti e mbron kushtetutën çdo ditë por tani është koha për t’u kthyer në normalitet, por tubimi do të thirret kur të kthehet jeta në normalitet si para tërmetit të 26 Nëntorit.”, është shprehur ai.

Pak javë më parë Presidenti Meta deklaroi se do të organizonte një  një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Kjo lëvizje  e Metës erdhi në një kohë kur vendi ndodhet në kulmin e krizës politike, ndërsa më herët ka bërë thirrje për referendum popullor, lidhur me ngërçin që është krijuar sidomos pas emërimeve të para në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo lëvizje u anulua pas tërmetit që goditi vendin dhe u shpreh” Nuk është momenti për të krijuar fokus tjetër”. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 tubim me 8 dhjetor ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 tubim me 8 dhjetor

Sondazh

Poll