Politike

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, kryeministri Rama nga Bratislava: Hap historik dhe inspirim për të shkëlqyer

6 Dhjetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së, kryeministri Rama nga

Sllovaki- Diten e sotme Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatë kjo e përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën ajo do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020. Tashme kjo organizate do te drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ishte i pari që njoftoi se Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së. Nga Bratislava Cakaj nëpërmjet një postimi në Facebook ai u shpreh: “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”

Me tej ministri Cakaj tha se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive. “Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive” shkruaji Cakaj ne rrjetet sociale.

Në Bratislavë ndodhej edhe kreu i qeverisë Rama, i cili e cilësoi këtë si një moment historik dhe inspirim për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, Edi Rama u shpreh se është një përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, por theksoi se është një mundësi e madhe për shqiptarët. Ai deklaroi edhe 4 perparësite që do të ketë Shqipëria pas marrjes së detyrës, që janë lufa kundër korrupsionit,  trafikut të qenies njerëzore, kriza në Ukrainë për stabilitetin ne Evropë dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Theksojmë se Edi Rama, e “festoi” me këmbët mbi tavolinë këtë pozicion të ri të te ri te tij, teksa bisedonte me këshilltarët e tij.  

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama në bratislavë shqipëria merr presidencën e osbe-së rama në bratislavë shqipëria merr presidencën e osbe-së

Sondazh

Poll