Aktualitet

Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: Do kthejmë besimin tek publiku se ka drejtësi, Prokuroria do spikasë në hetimet

6 Dhjetor 2019, 08:20 Nga DOSJA
Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: Do kthejmë besimin

TIRANË- Përfundon epoka e Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme. Në një ceremoni të zhvilluar në këtë institucion, Marku i ka lënë stafetën Olsian Çelës, i cili u zgjodh dje me 101 vota nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për më shumë se dy vite, Marku drjetoi organin e akuzës, dhe për epokën e saj ajo tha se ishte krenare pasi kishte bërë një punë të mirë, në një presion të madh dhe një situatë jo të favorshme. Më tej ajo falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe shtoi se ishte e lumtuar që prokuroria tashmë do jetë në duart e shokut të saj të klasës.

Nga ana tjetër kryeprokurori i ri Olsian Çela në fjalën e tij, tha se në këto du vite që Marku ka qenë në krye të akuzës  janë bërë shumë mirë gjërat, por shtoi se është koha për impulse të reja. Po ashtu ai tha se do punojë që të kthejë bësimin e popullit tek drejtësia. Më tej ai bëri dhe një premtim se hetimet për dëmet e tërmetit do të jenë të thelluara dhe Prokuroria do spikasë.

Çela në këtë detyrë zëvendëson Arta Marku, e cila është zgjedhur dy vite më parë në një klimë jo të favorshme politike, pasi votimi i saj u bë mes tymit e bojës.

Dje Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku olsian cela olsian çela kryeprokuror zgjidhet kryeprokurori i ri arta marku olsian cela olsian çela kryeprokuror zgjidhet kryeprokurori i ri

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 07:12

Kush e mbron z. Agron Tufa dhe familjen e tij?

TIRANË- Ja dhe lajmi i papritur, i çuditshëm, por edhe shqetësues. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se Agron Tufa, tani ish-Drejtori i Insti...

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 21:30

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story”, në News24, kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj ndërtuesve, se do të përfundojnë në ...