Aktualitet

‘Do të të këndojmë një nuskë’/ Helmohet Altin Goxhaj, ‘teoria’ e rrjetit: Ta ka bërë George Soros!

Altin Goxhaj ka përfunduar në spitalin Invektiv pasi ka pësuar një helmim. Lajmin e ka dhënë vetë avokati i njohur.
Featured image of article: ‘Do të të këndojmë një nuskë’/ Helmohet Altin Goxhaj, ‘teoria’ e rrjetit: Ta ka bërë George Soros! Altin Goxhaj

TIRANË– Avokati i njohur Altin Goxhaj ka përfunduar në spital. Lajmin e ka dhënë vetë ai teksa ka postuar një foto nga spitali Invektiv pasi ka pësuar një helmim.

Në foto gjithashtu, duken edhe miqtë e avokatit, të cilët i kanë shkuar për ta vizituar në këtë moment të vështirë.

“Adresa ime e re që prej 11 Nëntorit: Spitali Infektiv 2.12 :D, Duke debatuar për Helmin. Po ju çfarë mendoni?”, shkruan Goxhaj përkrah fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Poshtë në seksionin e komenteve, të shumtë kanë qënë ndjekësit e tij, të cilët i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Njëri prej tyre ka qënë edhe Genc Sejko, i cili i ka komentuar me nota humori: Të shkuara. George George Soros t’a ka bërë. Duke iu referuar kështu edhe një personazheve të cilëve Goxhaj i ka dalë kundër. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Do të të këndojmë një nuskë’/ Helmohet Altin Goxhaj, ‘teoria’ e rrjetit: Ta ka bërë George Soros!

  1. O Zot I madh, ver dore te sherosh Altin Goxhaj dhe ta ngresh lart emrin e kauzen e tin. Amin

Shto Koment