Sport

Pas fishkëllimave, tifozët belgë përsëri në mbështetje të “Djajve të Kuq”, por…

Pavarësisht tensionit të dukshëm mes tifozëve belgë dhe lojtarëve, pas barazimit kundër Ukrainës (0-0), të mërkurën, tifozët e “Djajve të Kuq” erdhën në numër të madh në Dusseldorf dhe janë mobilizuar pas ekipit të tyre për këtë raund të 16-të kundër Francës.

1 Korrik 2024, 16:13 Nga DOSJA
Pas fishkëllimave, tifozët belgë përsëri në

GJERMANI - Javën e kaluar, për ndeshjen e fundit në grup të kombëtares belge, tifozët fishkëllenin lojtarët në fund të ndeshjes, pas një rezultati trishtues 0-0 kundër Ukrainës, rezultat i cili i pozicionoi në vendit të dytë në grup, duke i detyruar të përballen me skuadrën franceze në 1/16.

Përballë kësaj situate, Kevin De Bruyne dhe shokët e tij vendosën të mos përshëndesnin tifozët e “Djajve të Kuq” që kishin ardhur për të pare këtë ndeshje dhe të ishin të indinjuar nga rezultati.

Pesë ditë pas kësaj polemike që shkaktoi një reagim në Belgjikë, raportohet nga Dussendorfi se tifozët belgë përsëri janë pranë “Djajve të Kuq” për t’i mbështetur ata në sfidën ndaj Bluve të Francës.

Ata shpresojnë të mos jetë hera e fundit, ndërkohë që nuk ngurrojnë të shprehet se ata nuk do të ngurrojnë të përdorin fishkëllimat kundër lojtarëve të tyre… nëse ata nuk justifikojnë sakrificat e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll