Sport

Marcelo Bielsa u pezullua me një ndeshje, pas mbërritjes me vonesë të Uruguajit në fushë për Copa America…

Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa, u pezullua me një ndeshje, pasi skuadra e tij mbërriti vonë në fushë kundër Bolivisë të premten.

1 Korrik 2024, 10:00 Nga DOSJA
Marcelo Bielsa u pezullua me një ndeshje, pas mbërritjes me

SHBA - Conmebol, organizatori i Copa America, dënoi trajnerin Marcelo Bielsa me një ndeshje pezullim, pasi skuadra e tij u fut në fushë shumë vonë, gjatë ndeshjes midis Uruguajit dhe Bolivisë (5-0) . Federata uruguajane u gjobit gjithashtu me 15 mijë dollarë.

Bielsa do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij Pablo Quiroga gjatë takimit për mbylljen e fazës së grupeve të Kupës, kundër Shteteve të Bashkuara, natën e së hënës në të martë.

Conmebol është veçanërisht i rreptë në këto tema këtë vit, pasi ka sanksionuar tashmë edhe trajnerët Lionel Scaloni (Argjentinë), Ricardo Gareca (Kili) dhe Fernando Batista (Venezuela) për të njëjtat arsye.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll