Sport

Nico Williams pas kualifikimit në çerekfinale: “Nëse luajmë në këtë nivel kundër Gjermanisë, mund të fitojmë!”...

I kënaqur me paraqitjen e Spanjës kundër Gjeorgjisë këtë të dielë në raundin e 16-të të Euro 2024 (4-1), anësori Nico Williams ka besim, përpara se të sfidojë Gjermaninë në çerekfinale të premten (18:00).

1 Korrik 2024, 10:30 Nga DOSJA

Nico Williams pas kualifikimit në çerekfinale: “Nëse

GJERMANI - Nico Williams, anësori i Spanjës pas fitores së madhe të La Roja kundër Gjeorgjisë (4-1), ku ai shënoi edhe një gol, është shprehur tejet i kënaqur për fitoren ndaj Gjeorgjisë. 

“Jemi shumë të lumtur që kualifikohemi në çerekfinale dhe shumë të emocionuar për të luajtur në to. Hap pas hapi treguam se jemi një ekip i madh dhe se nëse vazhdojmë në këtë nivel mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Të gjithë e inkurajuam Robin (Le Normand, autor i autogolit ndaj Gjeorgjisë) dhe, në fund, të gjithë jemi të kënaqur dhe të lumtur. Gjermania do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë, i cili nuk është i lehtë për t'u mundur, por ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe të strukturuar mirë dhe nëse luajmë në këtë nivel mund të fitojmë”.

Ndërkohë, Rodri, mesfushori i Spanjës dhe lojtari i ndeshjes, i cili edhe barazoi rezultatin në 1-1, ka folur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë: “Ne e dinim që në fillim, se ata  (gjeorgjianët)  ndoshta nuk kishin emrat e ekipeve të tjera, por na vunë në vështirësi.

Në fillim të ndeshjes patëm raste, ishte turp që nuk shënuan, por ne u kthyem dhe skuadra u tregua krenare. Gjermania luan në shtëpi, por ne i kemi armët, duhet të japim më të mirën nga vetja dhe njerëzit tanë le të vijnë të na mbështesin”.

Nico Williams pas kualifikimit në çerekfinale: “Nëse

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll