Sport

“Euro 2024”/ Finale përvëluese në Angli-Sllovaki: afër përleshjes Rice dhe Calzona…

Lojtari anglez dyshohet se i ka thenë trajnerii italian të Sllovakisë, që të “heshte” me tone të lartë…

1 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA

“Euro 2024”/ Finale përvëluese në Angli-Sllovaki:

GJERMANI - Finalja e ndeshjes Angli-Sllovaki ishte shumë e tensionuar, fati i së cilës u vendos nga aftësitë e Bellinghamit, i cili barazoi në 1-1, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Aty, më pas erdhi rezultati 2-1, i shënuar nga Kane, menjëherë pas fillimit të shtesës 2x15 minuta.

Në bilbilin e fundit të ndeshjes në Veltins-Arena në Gelsenkirchen, trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ish-trajneri i Napolit, shkoi drejt arbitrit të ndeshjes, gjyqtarit turk Meler, për të kërkuar shpjegime për disa episode të ndeshjes.

Këtu vjen dhe reagimi i Declan Rice, i cili e urdhëroi atë të mbyllte gojën (“të heshtë”), duke e shoqëruar ftesën me disa ofendime, duke përfshirë, siç raporton Gazzetta dello Sport, edhe një “tullac s...”. Megjithatë, tensioni, me ndërhyrjen e të tjerëve më pas fatmirësisht u ul përpara se situata të degjeneronte në dhunë fizike.

“Euro 2024”/ Finale përvëluese në Angli-Sllovaki:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll