Sport

Southgate i pakënaqur me lojën: “Treguam karakter, por duhet më mirë se kaq”...

Nëse ai komplimentonte karakterin e lojtarëve të tij, pas fitores së vështirë angleze kundër Sllovakisë (2-1), trajneri Gareth Southgate pranoi se ekipi i tij duhej të luante në një nivel më të lartë.

1 Korrik 2024, 09:00 Nga DOSJA
Southgate i pakënaqur me lojën: “Treguam karakter, por duhet

GJERMANI - Gareth Southgate, pas fitores së Anglisë ndaj Sllovakisë në kohën shtesë (2-1) u shpreh: “Mund ta imagjinoj se si do të reagojnë të gjithë, që ne jemi ende këtu. Ne duhet të jemi më të mirë se kaq, nuk do t'jua fsheh. Por shpirti dhe karakteri ishin aty.

Lojtarët që hynë në lojë luajtën një rol të rëndësishëm, duke kontribuar në golat, ose duke forcuar ekipin. Ata treguan karakterin e tyre dhe kjo na lejoi të fitojmë sot (e diel). Aftësia jonë për të luajtur nën presion në mesfushë ka qenë problem për një kohë, ne vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje taktike për këtë. Sot na u desh pak kohë për t'u marrë me të.

E dija që Ivan Toney ishte i zemëruar me mua (që nuk ka luajtur mjaftueshëm) kur e nxorra, por i thashë se mund të ishte momenti i tij. Jude Bellingham tashmë ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm në këtë turne.

Ai është një djalë i mrekullueshëm, është mirë të punosh me të, ai dëshiron të bëjë çdo herë mirë. Dhe ai e di që ne përpiqemi përballë sfidave dhe pengesave të krijuara duke luajtur për kombëtaren, që është një ambient i veçantë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll