Sport

Mario Balotelli, si Italia... i shtrirë për tokë!

Balotelli është filmuar i dehur në një nga rrugët e Italisë. Një qytetar tenton ta ngrejë, por italiani bie disa herë, duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve në Lignano (qytet bregdetar midis Udines dhe Venecias).

1 Korrik 2024, 15:55 Nga DOSJA
Mario Balotelli, si Italia... i shtrirë për tokë!

ITALI - Nëse Italia la një paraqitje për të ardhur keq në Eurokupën, një ish-lojtar i Azzurrëve  tregoi një imazh shqetësues në Lignano (një qytet bregdetar midis Udines dhe Venecias).

Ky është Mario Balotelli, sulmuesi 33-vjeçar kontrovers, i cili është me pushime dhe është filmuar i dehur dhe shtrirë në tokë.

Një tifoz ka regjistruar 'SuperMario' duke u përpjekur të ngrihet me ndihmën e një qytetari, por ai ka vazhduar të rrëzohet disa herë. “Balotelli i bën pasditet më mira se ju”, thuhet në përshkrimin e videos.

Për momentin, ish-lojtari i Milanit, Interit dhe Manchester Cityt është i lire, pasi ka luajtur me skuadrën turke Adana Demirspor.

Me këto pamje, do të bëhet fjalë për të ditur të ardhmen, se ku do të përfundojë një nga figurat e atij Euro 2012, ku Italia arriti në finale që humbi 0-4 kundër Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll