1 Korrik 2024, 12:45
Nga r.ll
astrit avdylaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg kokën e grupit kriminal të Shijakut, Astrit Avdylajn. Arrestimi i tij u bë kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi" ku u goditën disa grupe kriminale.
Avdylaj u vu në pranga në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. I njohur si "Niçja", Avdylaj së bashku me Arben Ndokën dhe Ervis Martinajn donin te vrisnin Durim Bamin. Ai dyshohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Martinaj dhe ish-deputetin socialis Arben Ndokën, në sigurim të kushteve për vrasjen e Durim Bamit.
Komunikimet në aplikacionin “Sky” treguan se si Astrit Avdylaj mbante komunikime me Ndokën dhe ofrohet ta ndihmojë atë në planin për eleminimin fizik të Durim Bamit. Avdylaj i dërgon nipin e tij Aldo Avdylajn dhe Arben Mërkurin, Ndokës për të realizuar qëllimin.
Si u zbulua grupi i Shijakut?
Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD. Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA.
astrit avdylaj
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:31
S.B
Haradinaj dhe Kadare
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen ...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:27
I.A
Ismail Kadare
TIRANË- Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste.&nbs...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:28
r.ll
ismail kadare
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të n...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:54
r.ll
helena dhe ismail kadare
TIRANË- Helena dhe Ismail Kadare, lidhën martesë më 20 tetor 1963, dhe prej asaj dite kanë jetuar ç...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:20
S.B
Basha dhe Kadare
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, I...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:04
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë në Tiranë për vjedhje. Mësoh...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:53
S.B
pamje nga ngjarja
LEZHË- Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkak...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:37
S.B
foto ilustruese
GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhun...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:36
I.A
TIRANË- U shuajt sot në moshën 88 vjeçare, në Tiranë, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ai ndodhej në banesën e tij n...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:35
r.ll
gezim cela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim "baronin e drogës", Gëzim Çel&e...