Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplaset me fuoristradën, përfundojnë në spital shoferi dhe pasagjerja

Policia ndodhet në vendngjarje, si dhe mësohet se rruga u bllokua për rreth një orë.

1 Korrik 2024, 11:53 Nga S.B
Aksident në Lezhë, makina përplaset me fuoristradën,
pamje nga ngjarja

LEZHË- Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkaku i aksidentit ishte lëvizja jo e kujdesshme e automjetit tip Benz në rrugën e ngushtë, duke mos mbajtur anën e duhur në kthesë.

Pas kësaj Benzi u përplas me një fuoristradë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja e Benzit, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Aksident në Lezhë, makina përplaset me fuoristradën,
pamje nga akisdenti

Policia ndodhet në vendngjarje, si dhe mësohet se rruga u bllokua për rreth një orë.

lezhe aksident

Sondazh

Poll