Aktualitet

Shuhet gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, Ramush Haradinaj: Emri i tij ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t'i ketë njeriu!

Me një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se Kadare mbetet emblema e letërsisë, krijimtarisë dhe krenarisë shqiptare.

1 Korrik 2024, 12:31 Nga S.B
Shuhet gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, Ramush Haradinaj: Emri i tij
Haradinaj dhe Kadare

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Me një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se Kadare mbetet emblema e letërsisë, krijimtarisë dhe krenarisë shqiptare.

Ndër të tjera Haradinaj, ka thënë se Kadare ishte shqiptari më i njohur në glob, dhe se lartësoi Kosovën e Shqipërinë duke futu letërsinë e një kombi të vogël në analet e letërsisë së përbotshme.

Postimi i plotë:

Sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme.

Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t'i ketë njeriu!

Ky emër do t'i jetojë epokat!

Lamtumirë Mjeshtër!

ismail kadare ramush haradinaj

Sondazh

Poll