1 Korrik 2024, 12:27
Nga I.A
Ismail Kadare
TIRANË- Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste. Në një intervistë për Top Channel, Bujari thekson se Kadare ka qenë i dobët fizikisht, por me një dëshirë të madhe për të dalë dhe për të takuar miqtë e tij. Po ashtu Hudhri thekson se homazhet për Kadarenë janë marrë përsipër nga kryeministri Edi Rama.
Hudhri: Nuk e kisha menduar një lajm të tillë, kam menduar që një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë. Më trishton që Kadare më thoshte që shtëpia botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndjerë gjithmonë këtë raport timin, unë jam botuesi i tij.
A iku me ndonjë merak Kadare, çfarë bisedonit?
Hudhri: Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.
Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?
Hudhri: Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz.
A jeni kontaktuar nga personalitete të huaja?
Hurdhi: Kadare është pjesë e thesarit botëror, mori çmimet më të larta, vlerësimi më i madh është që është në panteonen e letërsisë botërore. Një shkrimtar nuk ka lindje dhe vdekje, nuk ka një kufi kohor.
Kush do të kujdeset për homazhet?
Hurdhi: Homazhet janë marrë përsipër nga Kryeministri.
ismail kadare bujar hudhri
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:28
r.ll
ismail kadare
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të n...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:54
r.ll
helena dhe ismail kadare
TIRANË- Helena dhe Ismail Kadare, lidhën martesë më 20 tetor 1963, dhe prej asaj dite kanë jetuar ç...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:20
S.B
Basha dhe Kadare
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, I...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 12:04
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arrestohet një person dhe procedohen pesë të tjerë në Tiranë për vjedhje. Mësoh...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:53
S.B
pamje nga ngjarja
LEZHË- Aksidentohen dy automjete në segmentin drejt fshatit Torovicë të Lezhës. Bëhet me dije se shkak...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:37
S.B
foto ilustruese
GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhun...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:36
I.A
TIRANË- U shuajt sot në moshën 88 vjeçare, në Tiranë, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ai ndodhej në banesën e tij n...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:35
r.ll
gezim cela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim "baronin e drogës", Gëzim Çel&e...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:19
I.A
Patricio Ranieri Ciu
TIRANË- Drejtor i teatrit “Fabrika Voitila” dhe “Pulcinella” në Itali Patricio Ranieri Ciu ka r...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 11:27
r.ll
ismail kadare
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadares...