Aktualitet

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Basha: Mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme

Me një postim në rrjetin social Facebook, Basha thot se Kadareja është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe.

1 Korrik 2024, 12:20 Nga S.B
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Basha: Mbylli sytë
Basha dhe Kadare

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare. Me një postim në rrjetin social Facebook, Basha thot se Kadareja është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe.

Gjithashtu Basha thot se me largimin e Kadaresën ga kjo botë, kultura e letërsia ka humbur një zë original si dhe kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.
Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.
Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm.
Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar! Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!

ismail kadare lulzim basha

Sondazh

Poll