Aktualitet

EMRI/ Ushtroi dhunë dhe tentoi të mbyste me litar ish-gruan, arrestohet në Greqi 33-vjeçari shqiptar (FOTO)

E reja ka kërkuar për ndihmë ku nga dhoma ngjitur dolën prindërit e saj.

1 Korrik 2024, 11:37 Nga S.B
EMRI/ Ushtroi dhunë dhe tentoi të mbyste me litar ish-gruan,
foto ilustruese

GREQI- Arrestohet një 33-vjeçar shqiptar në Greqi. Mësohet se 33-vjeçari Zhuljan Prenci, ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të mbysë me litar ish-bashkëshorten e tij 26-vjeçare greke.

Bëhet me dije se Prenci ka thyer portën e shtëpisë së ish-gruas, duke hyrë brenda e duke e goditur me shkelma, ndërsa në një moment tentoi ta mbyste me litar. E reja ka kërkuar për ndihmë ku nga dhoma ngjitur dolën prindërit e saj.

EMRI/ Ushtroi dhunë dhe tentoi të mbyste me litar ish-gruan,
Zhuljan Prenci

Prenci mësohet ta ketë goditur ish-gruan me grushte në kokë, si dhe e ka kafshuar në krahun e djathtë. E gjithë ngjarja ka ndodhur edhe në praninë e fëmijës së tyre vetëm 10 muajsh.

33-vjeçari shqiptar u pikas nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.

greqi dhune

Sondazh

Poll