Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 44-vjeçari në Cërrik, gjatë shoqërimit në polici dëmtoi derën e dhomës
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona në Cërrik e Elbasan. Mësohet se A.T 44 vjeç dhe R.K 38 vjeç, kanë ush...
Kryeministri i Kosovës thotë se arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.
Kryeministri i Kosovës thotë se arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Ai shprehet se romanet e Kadaresë do të jetojnë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues shqiptarë.
POSTIMI I PLOTË:
Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë.
Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë.
Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.
Ngushëllime të gjithëve.
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohen dy persona në Cërrik e Elbasan. Mësohet se A.T 44 vjeç dhe R.K 38 vjeç, kanë ush...
ismail kadare TIRANË- Mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë kushtuar artikuj ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të ma...
ismail kadare dhe vjosa osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për humbjen e shkrimtarit më të madh shqipt...
makina LEZHË- I është vënë flaka automjetit të një efektivi të "Shqiponjave" pranë Komisariatit të Lezh&e...
ismail kadare TIRANË- Artistja e madhe Inva Mula ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të gjeniut të letërsisë shqipe, Ismail K...
ismail kadare FRANCË- Kanë ardhur raportimet e para nga mediat më të njohura në Francë për vdekjen e shkrimtarit më...
ismail kadare TIRANË- Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme në...
ismail kadare TIRANË- Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qen...
rakip karanxha BRITANI - Një shqiptar në Britani është dënuar me pesë vjet burg pasi policia i sekuestroi kanabis me vler&eum...
foto ilustruese ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Një 41-vjeçar ka përpla...