Politike

Pazari i mjekëve me jetet e qytetarëve me kancer, Rama: Gjykatësit te mos lejojnë banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale

Sipas tij, gjykatësit nuk duhet që të hanë turpin me ryshfet dhe të lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg.

1 Korrik 2024, 10:30 Nga I.A
Pazari i mjekëve me jetet e qytetarëve me kancer, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka përçuar dhe një mesazh gjykatësve që po merren me skandalin te QSUT. Duke folur nga mbledhja me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se gjykatësit të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale. Sipas tij, gjykatësit nuk duhet që të hanë turpin me ryshfet dhe të lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg.

"Drejtësia e bëri punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e kësaj të keqe tronditëse që doli në pah në shëmtinë e tmerrshme, i përgëzoj prokurorët dhe i bëj thirrje gjykatëseve të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur në të kaluarën që gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet që kanë lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Ndryshimet e propozuara nga grupi i Ministrisë së Shëndetësisë, janë hapa të duhur”, tha Rama.

edi rama skandali ne qsut rama me mjeket ne qsut

Sondazh

Poll