Politike

Skandali te Onkologjiku, Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Rama tha se nëse mjekët nuk janë në lartësinë e detyrës, është një hall shumë i madh për njerëzit. 

1 Korrik 2024, 10:02 Nga I.A
Skandali te Onkologjiku, Rama: Të përdorësh uniformën si
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin e ndodhur te spitali Onkologjik në Tiranë, ku mjekët zhvatnin pacientet e sëmurë me kancer. Në një mbledhje me shefat e e shërbimeve në QSUT, Rama theksoi se të përdorësh uniformën si maskë grabitqarësh, është krim kundër njerëzimit. Rama tha se nëse mjekët nuk janë në lartësinë e detyrës, është një hall shumë i madh për njerëzit. 

Duke u përgatitur për këtë adresim që është publik, në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha, veprimtaria e disave këtu, m’u kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë, Besim Elezit, ditën, kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr nuk e kishim parë një spital në këto kushte, nuk ka asgjë më pak. Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij, i dhanë jetë një shëndetësie heroike, në një spital që nuk kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të mesjetës në Francë, apo gjetkë. Në këtë territor ku jemi sot, mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mngonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por jo gjithmonë figura dhe përkushtimi i mjekut, janë në lartësinë e misonit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me mjekun lidhet fati i shëdnetit të tij, por të kesh marrë dilpomën, lincensën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit”, tha ai.

 

edi rama skandali ne qsut rama me mjeket ne qsut

Sondazh

Poll