30 Qershor 2024, 21:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të fjalimit të tij të mbrëmjes së sotme bëri thirrje për pjesmarrje në protestën e 11 korrikut.
Berisha tha se shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, ndaj edhe në 11 korrik duhen të bëhen bashkë për të mposhtur Edi Ramën, të cilin e cilësoi një pushtues të egër. Ai tha se pjesmarrja në protestë duhet për të krijuar qeverinë teknike dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë. Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne.
Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi. Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken. Se ata sot janë një komb me fëmijë të uritur më shumë se vendet që dolën nga lufta, Ruanda e të tjerë.
Shqipëria pra dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, po aq sa kanë nevojë për ajrin, dhe ushqimin për të mbajtur gjallë jetën e tyre. Ndaj dhe me 11 korrik shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, në Shqipëri, emigracion, diasporë, të bashkohemi në sheshin Skënderbej, të na frymëzojë heroi ynë i përjashtëm për të mposhtur pushtuesin e egër që e ka emrin Edi Rama.
Për të mposhtur narkoshtetin dhe nomenklaturën e tij, për të krijuar qeverinë teknike. Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitore të opozitës. Shtet ligjore, liri dhe të drejta të njeriut. Drejtësi të vërtetë të pavarur. Integrim europian. Këta janë parimet e shpallura për të cilat ne do të bëjmë gjithçka ti kthejmë në realitet, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në Shqipëri. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
sali berisha
Politike
30 Qershor 2024, 21:18
r.ll
berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij para mbështetësve të tij ka komentuar vendimin...
Politike
30 Qershor 2024, 19:38
r.ll
pamje nga takimi
DUBROVNIK- Në një panel të Forumit të Dubrovnikut, ku kanë marrë pjesë diplomatë të rajonit ...
Politike
30 Qershor 2024, 16:54
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, përmes një postimi në rrjete sociale talljen ...
Politike
30 Qershor 2024, 16:18
r.ll
timco mucunski
DUBROVNIK- Ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski është shprehur se ka folur me ministrin Igli...
Politike
30 Qershor 2024, 13:30
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën në një takim të gjithë shefat e shërbi...
Politike
30 Qershor 2024, 13:19
M.B
Edi Rama
THETH- Kryeministri Edi Rama bërë të ditur sot nga Thethi, ku ka ndarë titujt e pronësisë së banesave...
Politike
30 Qershor 2024, 13:04
M.B
Edi Rama
THETH- Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar sot titujt e pronësisë së banesave në Theth dhe në disa zona të t...
Politike
30 Qershor 2024, 12:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një video-mesazhi në Facebook në lidh...
Politike
30 Qershor 2024, 12:41
M.B
Igli Hasani
KROCIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij në Forumin e Dubrovnikut, thek...
Politike
30 Qershor 2024, 09:08
M.B
Rruga
TIRANA- Duke nisur nga ora 19:00 të ditës së sotme, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm. Teksa ...