Politike

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Meta: Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave, simbol i ndritur i vokacionit tonë europian

Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kadaresë dhe kombit shqiptar për humbjen e pazëvendësueshme. 

1 Korrik 2024, 10:25 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e Kadaresë, Meta: Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh
ismail kadare

TIRANË- Kanë nisur edhe reagimet e para nga politika shqiptare për vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkruar në rrjetet sociale se sot kombi shqiptar humbi gjeniun e madh të letrave shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit.

Meta shprehet se Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit dhe një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kadaresë dhe kombit shqiptar për humbjen e pazëvendësueshme. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

ismail kadare ilir meta

Sondazh

Poll