Politike

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Po ashtu ajo theksoi se sapo 5të miratohet ligji i ri, historia e transferimit të pacientëve në klinikat private, do të marrë fund. 

1 Korrik 2024, 09:54 Nga I.A
Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Mjekët që duan
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar një sërë masash qëdo të merren, pas skandalit që u bë publik në spitalin Onkologjik. Në një mbledhje me me shefat e shërbimeve në QSUT, Koçiu tha se mjekët që kanë hapur ose punojnë në klinika private nuk do të mbajnë asnjë funksion drejtues në spitalet publike. Po ashtu ajo theksoi se sapo 5të miratohet ligji i ri, historia e transferimit të pacientëve në klinikat private, do të marrë fund. 

“Së shpejti QSUT dhe 12 spitale të tjera do të marrin autonominë e plotë pas plotësimit të kushteve të mbetura. Megjithatë, masa për ndarjen e mjekut nga pacienti në spitalin publik dhe në spitalin privat do të merren menjëherë. Mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtues të asnjë niveli në spitalet publike apo universitetin e Mjekësisë. Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku ka përgjegjësinë e drejtimit. Historia e transferimit të pacientëve në klinikat private nga drejtuesit e shërbimit publik do të mbarojë menjëherë sapo të miratohet ky ligj”, tha Koçiu.

 

albana kociu skandali ne qsut

Sondazh

Poll