Politike

Berisha: Gjykata urdhëroi Dumanin të hetojë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, ai me urdhër të Ramës nuk e zbatoi vendimin

Sipas tij kjo është diçka që pritet nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën

30 Qershor 2024, 21:18 Nga r.ll
Berisha: Gjykata urdhëroi Dumanin të hetojë procesin e mbledhjes
berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij para mbështetësve të tij ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili detyronte drejtuesit të SPAK, Altin Dumani që të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Berisha tha më tej se me urdhër të Edi Ramë, Dumani nuk e zbatoi urdhrin e gjykatësit. Sipas tij kjo është diçka që pritet nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën

PJESË E FJALËS SË BERISHËS:

Lënia e shqiptarëve pa drejtësi, është një nga aktet më të rënda në historinë e një vendi dhe kjo është vepër e Xhorxh Sorosit, e kësaj mostre të njerëzit, është vepër e armikut të demokracisë Xhorxh Soros, që korrupton politikanë në vendin e tij, Europë dhe botë. Që është sot kryekurruptori i globit. Ndaj dhe miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju. Ndaj këtij regjimi kalbësirë, që u përzë ju çdo ditë nga vendi juaj.

Këto ditë mediat publikuan të dhëna se në muajin prill, një gjykatëse e përgjegjshme para ligjit dhe me integritet ka urdhëruar Dumanin e partisë, këtë faqezi që nuk ka ligj dhe as kushtetutë, të hetojë të gjithë procesin e mbledhjes së të dhënave për Belerin, hetim i cili rrëzon nga maja në themel, piramidën e mashtrimit të ngritur ndaj tij.

Me urdhër të Edi Ramës, Dumani nuk zbaton urdhrin e gjykatësit, sillet si bandit, si horr që nuk ka ligj e moral. Po natyrisht çfarë mund të presë njeriu nga një njeri që qëndron në post, në kundërshtim me kushtetutën, që nuk ka votat sipas përcaktimit të kushtetutës për të marrë atë post. Por e merr si kukull, si marionetë e shpërfytyruar e të tjerëve, e mafias, e mafias shqiptare ndërkombëtare.

sali berisha altin dumani fredi beleri

Sondazh

Poll