Sport

VIDEO/ Sllovakia befason Anglinë, “Tre Luanët” në gjunjë në pjesën e parë…

Në minutën e 25-të, Schranz ndëshkon portierin Pickford dhe 1-0. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para…

30 Qershor 2024, 18:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Sllovakia befason Anglinë, “Tre Luanët” në

GJERMANI - Ndërsa në stadiumin “Veltins Arena” (Gelsenkirchen), duke nisur nga ora 18:00, ka nisur ndeshja Angli-Sllovaki, e vlefshme për 1/16-at e Euro 2024, Sllovakia befason Anglinë... Në minutën e 25-të, Schranz ndëshkon portierin Pickford dhe 1-0. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para…


Gareth Southgate ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me sfidën e fundit përballë Sllovenisë. Më konkretisht në mesfushë, ku Kobbie Mainoo, talenti 19-vjeçar i United e nis nga minuta e parë, duke ulur në pankinë Conor Gallagher të Chelseat.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të gjejë përballë Zvicrën në takimin për një biletë në çerekfinalet e Gjermani 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll