Sport

VIDEO / Gjeorgjia mbetet surpriza e Europianit, i shënon e para Spanjës

Me shifrat 1-1 të dyja skuadrat mbyllën pjesën e pare, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për pjesën e dytë.

30 Qershor 2024, 21:50 Nga DOSJA
VIDEO / Gjeorgjia mbetet surpriza e Europianit, i shënon e para

GJERMANI – Spanja dhe Gjeorgjia luajnë për një vend në çerekfinale të Europianit në ndeshjen e fazës së 1/8-ave në takimin që po zhvillohet në Duseldorf.

Që në minutat e para iberikët mbyllën në portë Gjeorgjinë në gjysmëfushën dhe zonën e tyre, por ishin pikërisht gjeorfgjianët, edhe pse me një autofgol, që zhbllokuan ndeshjen. Në minutën e 18-të një krosim në zonën e Spanjës për Kvarashkelian, devijohet në portë nga Lë Normand, mbrojtësi spanjoll.


Më pas ndeshja vazhdoi me të njëjtën formë kur të gjitha forcat e ekipit të De La Fuentes u përqendruan sërish pranë zones së rreptësisë së Gjeorgjisë deri kur në minutën e 39-të Rodri shënoi golin e barazimit me një goditje nga jashtë zones arriti të mposhtë portierin kundërshtarë.


Me këto shifra 1-1 të dyja skuadrat mbyllën pjesën e pare, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin për pjesën e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll