Politike

Reagimi për të dhënat e Censit në Shqipëri, ministri i Jashtëm i RMV: Hasani më njoftoi se ishte një gabim teknik, do të korrigjohet

Përveç përdorimit të termit “Maqedonasit e Veriut”, ministria e Jashtme e RMV ka reaguar edhe për rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të cilat, siç kanë treguar, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në Shqipëri.

30 Qershor 2024, 16:18 Nga r.ll
Reagimi për të dhënat e Censit në Shqipëri, ministri i
timco mucunski

DUBROVNIK- Ministri i Punëve të Jashtme të RMV, Timço Mucunski është shprehur se ka folur me ministrin Igli Hasani me të cilin është në forumin në Dubrovnik, pas së cilës menjëherë janë kontaktuar shërbimet shqiptare për të korrigjuar gabimin e pretenduar nga Shkupi zyrtar se është bërë me Censin e vitit 2023.

“Hasani më njoftoi se për atë pyetje ishte një gabim teknik. Sinqerisht do të them se i jam mirënjohës për ndërhyrjen e shpejtë", tha Mucunski në një prononcim për mediat. Ai tregoi se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski e kanë përcjellë situatën.

Përveç përdorimit të termit “Maqedonasit e Veriut”, ministria e Jashtme e RMV ka reaguar edhe për rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë, të cilat, siç kanë treguar, nuk pasqyrojnë numrin real të maqedonasve etnikë në Shqipëri. Regjistrimi zbuloi se mbi 7,000 shtetas shqiptarë u identifikuan si bullgarë, ndërsa më pak se 2,300 u deklaruan si maqedonas, një rënie e konsiderueshme nga 5,500 e regjistruar në 2011.

Në përgjithësi, të dhënat e regjistrimit nënvizuan një rënie të rëndë demografike në Shqipëri. Midis 2011 dhe 2023, popullsia e Shqipërisë u tkurr me më shumë se 14 për qind, duke rënë nga 2.8 milionë në 2.4 milionë. Instituti Shqiptar i Statistikave ia atribuoi këtë rënie të ndjeshme kryesisht emigracionit. Rezultatet e regjistrimit, të cilat treguan krijimin e një pakice bullgare dhe një rënie të ndjeshme të numrit të maqedonasve, u cilësuan si befasuese nga mediat në Maqedoninë e Veriut.

timco mucunski maqedoni e veriut

Sondazh

Poll