Politike

“Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit”, Rama në Theth: Po kërkojmë një program, që të mund t’iu jepet toka për të ndërtuar

Ai tha se kjo do të hapi një rrugë për të gjitha investimet dhe që emigrantët të kthehen në tokën e tyre.

30 Qershor 2024, 13:19 Nga M.B
“Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit”, Rama në
Edi Rama

THETH- Kryeministri Edi Rama bërë të ditur sot nga Thethi, ku ka ndarë titujt e pronësisë së banesave, se brenda vitit do të përfundojë rruga e Dukagjinit. Ai tha se kjo do të hapi një rrugë për të gjitha investimet dhe që emigrantët të kthehen për të investuar në tokën e tyre. Rama ka shtuar se po kërkojnë një program, që të mund t’iu jepet toka për të ndërtuar banorëve.

“Brenda vitit rruga e Dukagjinit do të hapi një rrugë për të gjitha investimet dhe që emigrantët të kthehen për të investuar në tokën e tyre. Prandaj ne po kërkojmë një program, që të mund t’iu jepet toka për të ndërtuar. Duke pasur kontratën me shtetin ti mund të shkosh në bankë.

Te banka do të bëjmë një tjetër ndërhyrje për kreditë tuaja që ta lehtësojmë dhe në këtë mënyrë të mbyllin gjithë ciklin dhe ata që janë jashtë të kenë mundësi të investojnë. Përfitojnë nga rasti, shefat e kuzhinës këtu në Theth marrin deri në 2000 euro rrogë. Ai nuk ka nevojë të ketë një shtëpi me qira, siç e marrin në Greqi.

Nuk ka nevojë as të paguajë taksa dhe as të harxhojë benzinë, në fund të muajit i mbeten gjithë ato lekë sepse dhe të ngrënën dhe të pirën e ka këtu. Ajo që vjen e fundit por jo nga rëndësia. Do t’ju prezantojmë dhe planin e investimet e rejave që do të bëjmë këtu. Është një plan i punuar nga bashkia, me një grup arkitektësh”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll