30 Qershor 2024, 13:04
Nga M.B
Edi Rama
THETH- Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar sot titujt e pronësisë së banesave në Theth dhe në disa zona të tjera të veriut të vendit. Gjtë fjalës së tij Rama tha se janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyre do të duhet që bashkia e Shkodrës të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por, sipas tij, përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.
Rama tha se qeveria do të falë gjobat që janë vendosur si rezultat e i ndërtimeve të banorëve të zonës aty ku kanë pasur banesat e vjetra. Ai ka shtuar se falja e masave ndëshkuese do të bëhet me arsyetimin se nuk janë ndërtime të realizuara abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, por me synimin për krjimin e ekonomisë përmes turizmit.
“Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës. Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyre do të duhet që bashkia e Shkodrës të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet. Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive.
E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe siç e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’iu shmangur ligjit”, tha Rama.
edi rama
Politike
30 Qershor 2024, 12:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me anë të një video-mesazhi në Facebook në lidh...
Politike
30 Qershor 2024, 12:41
M.B
Igli Hasani
KROCIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij në Forumin e Dubrovnikut, thek...
Politike
30 Qershor 2024, 09:08
M.B
Rruga
TIRANA- Duke nisur nga ora 19:00 të ditës së sotme, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm. Teksa ...
Politike
29 Qershor 2024, 21:43
r.ll
viktor ponta, florian coldea, edi rama
RUMANI- Ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta ka komentuar skandalin ku është i përfshirë gjenera...
Politike
29 Qershor 2024, 20:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e ndodhur tek spitali i Onkologjikut. Ai tha s...
Politike
29 Qershor 2024, 20:35
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte se një nga shkaqet që shqiptarët ikin nga vendi ë...
Politike
29 Qershor 2024, 20:25
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban sot fjalën e tij në tubimin tashmë të përnatsh...
Politike
29 Qershor 2024, 18:41
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Blykbashi, ka folur për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, te...
Politike
29 Qershor 2024, 13:27
N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryem...
Politike
29 Qershor 2024, 11:44
N.F
Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme nj...