Bota

Haradinaj për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja mund të ndodhë këtë vit, taksa hiqet kur ata të na njohin si shtet

27 Janar 2019, 00:01 Nga DOSJA
Haradinaj për dialogun Kosovë-Serbi: Marrëveshja mund të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me një marrveshje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës në një intervistë për AFP.

Në fjalën e tij, kreu i kabinetit të qeverisë së Kosovës është shprehur se marrëveshja mund të ndodhë brenda këtij viti.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë këtë vit, por nuk mund të përfshijë asnjëherë ndryshime në kufi. Këmbime të tilla territori mund të ringjallin demonët e vjetër të luftës në Ballkan.”

Në intervistën e tij, Haradinaj ka folur edhe lidhur me taksën 100% për mallrat serbe në kufirin e Kosovës, të vendosur nëntorin e kaluar.

“Tarifa ishte një përgjigje ndaj ‘arrogancës’ të zyrtarëve serbë. Ata kanë sabotuar përpjekjet e  Prishtinës për t’u bashkuar me organizatën globale të policisë Interpol vitin e kaluar. Nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është: Ne kurrë nuk do ta heqim tarifën,” – shtoi Haradinaj.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi kosove ramush haradinaj serbi taksa per mallrat serbe dialogu kosove-serbi kosove ramush haradinaj serbi taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll