Pasi dha dorëheqjen, Theresa May i kthehet jetës normale duke bërë pazarin(Foto)
MBRETËRI E BASHKUAR- Theresa May hoqi dorë nga posti i saj si kryeministre e vendit më 24 maj, një ngjarje që lidhet me krizën që ka përfshirë vendin pas v...
Shtyhet seanca parlamentare për votimin e emrit të ri të Maqedonisë në Parlamentin grek. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej mbrëmjen e të enjtes, por është shtyrë për shkak të numrit të madh të deputetëve që kishin regjistruar fjalën për të folur.
Marrëveshja për emrin pritet të kalojë me 153 vota pro nga 300 që janë gjithsej në Parlamentin grek. Opozita kundërshton marrëveshjen dhe ka thirrur një tjetër protestë pas asaj që u zhvillua më 20 janar 2019, ku mbi 100 mijë grekë zbritën në sheshin Syntagma për të protestuar marrëveshjen e Prespës.
Kjo marrëveshje ka hyrë tashmë në fuqi dhe Maqedonia quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Marrëveshja u arrit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe tij maqedonas, Zoran Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
MBRETËRI E BASHKUAR- Theresa May hoqi dorë nga posti i saj si kryeministre e vendit më 24 maj, një ngjarje që lidhet me krizën që ka përfshirë vendin pas v...