Bota

Venezuelë/ Lideri i opozitës: Amnisti për Maduron nëse lëshon pushtetin

25 Janar 2019, 10:51 Nga DOSJA
Venezuelë/ Lideri i opozitës: Amnisti për Maduron nëse

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido thotë se presidenti Nikolas Maduro mund të përfitojë aministi në gjykimin  e tij në rast se lëshon pushtetin.

Në një intervistë të mërkurën, Guaido që u shpall president i përkohshëm, tha se për të mbyllur krizën do të përfshihet edhe ushtria në aksion. SHBA ka mbyllur burimet me Maduron pas acarimit të marrëdhënieve, për mënyrën sesi Nikolas Maduro qeverisi Venezuelën.

Guaidó, i cili është udhëheqësi i Kongresit Kombëtar të zgjedhur nga Venezuela, tha se ai ishte presidenti legjitim. Ai mbështetet nga shumë vende të Amerikës Latine, përfshirë Kanadanë, e Britaninë e Madhe. Ndërkohë që Rusia është kundër qeverisë së tij, duke e quajtur këtë një rrugë të drejtëpërdrejtë për gjakderdhje.

Qeveria e Maduro u cilësua si një ” e falimentuar moralisht” dhe “jodemokratike për thelbin” në fillim të një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS).

Presidenti Trump ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në përgjigje të trazirave.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota juan guaido nikolas maduro venezuele juan guaido nikolas maduro venezuele

Sondazh

Poll