Bota

Orteku i dëborës në Brezovicë, humb jetën zv.ministri i Kosovës, 1 i zhdukur

26 Janar 2019, 21:50 Nga DOSJA
Orteku i dëborës në Brezovicë, humb jetën zv.ministri i

KOSOVE-Humb jetën djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Arian Daci. Daci, i emëruar zv.ministër i Diasporës në qeverinë e Kosovës, që prej nëntorit të 2017-ës, u zu poshtë nga një ortek dëbore në Brezovicë.

Nënkoloneli i Policisë në këtë komunë, Basri Shabani ka konfirmuar se orteku ka zënë dy persona dhe se njëri prej tyre është i zhdukur. Po vijon puna për të kërkuar të lënduar të tjerë. Humbja e jetës së Dacit, ka sjellë një sërë reagimesh nga politika në Kosovë dhe Shqipëri. Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjarët, dhe shpreh tronditjen nga ky lajm.

I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij,”- shkruan Haradinaj. 

Presidenti Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, dhe thotë se se i ka shprehur familjes së viktimës së ortekut në Brezovicë, ngushëllimet më të sinqerta.

Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij,”– shkruan Thaçi.

Reagime ka patur edhe nga qeveria shqiptare, opozita dhe presidenti Ilir Meta.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni arian daci brezovice nexhat daci ortek debore vdes zv.ministri arian daci brezovice nexhat daci ortek debore vdes zv.ministri

Sondazh

Poll