Bota

Greqi/ Ratifikohet me 153 vota “pro” Marrëveshja e Prespës për emrin e Maqedonisë

25 Janar 2019, 19:53 Nga DOSJA
Greqi/ Ratifikohet me 153 vota “pro” Marrëveshja e Prespës

Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro, nga 300 deputetë gjithsej që ndodheshin në parlamentin grek.  Zougla raporton se në këtë mënyrë u është dhënë fund mosmarrëveshjeve të zgjatura prej më shumë se 3 dekadash për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Mediat lokale shkruajnë se pas këtij votimi, marrëveshja e arritur pritet t’i hapë shtetit të Maqedonisë që tashmë quhet Republika e Maqedonisë së Veriut rrugën për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Pritet që Greqia pritet të heqë kundërshtimet e saj ndaj pranimit të fqinjit të saj ballkanik në NATO. 

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe tij maqedonas, Zoran Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës. Kjo marrëveshje, jep mundësi për të zgjidhur konfliktet shumëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë, për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni emri i ri i maqedonise marreveshja e prespes parlamenti grek emri i ri i maqedonise marreveshja e prespes parlamenti grek

Sondazh

Poll