Sport

Yjet, me ‘zero’ minuta lojë në Euro 2024…

30 Qershor 2024, 13:00 Nga DOSJA

Yjet, me ‘zero’ minuta lojë në Euro 2024…

GJERMANI - Në mbyllje të fazës së grupeve dhe në prag të fillimit të fazës me eliminim direkt, jo të gjithë lojtarët kanë mundur të japin kontributin e tyre në skuadrat e tyre kombëtare.

Tre yje të Serie A dhe portieri i Italisë, Guglielmo Vicario, janë pjesë e 11-shes më të vlefshme me lojtarë me ‘zero minuta lojë’ në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Mbrojtësi i Interit Benjamin Pavard, Charles De Ketelaere i Atalantës dhe Joshua Zirkzee i Bolognës, janë ndër lojtarët më të vlefshëm, që nuk kanë debutuar ende në Euro 2024.

Ja cilët janë 11 lojtarët që formojnë formacionin më të vlefshëm, sa i përket atyre të pa aktivizuarëve deri në këto momente… Bëhet fjalë për lojtarë që mbajnë mbi supe shifra të mëdha transferta disa dhjetëra milionë euroshe.

Pavard është një nga mbrojtësit më të shtrenjtë, me një vlerë prej 50 milionë eurosh, i dyti vetëm pas ish-qendërmbrojtësit të Juventusit, Matthijs de Ligt.

De Ketelaere nuk ka bërë ende debutimin e tij në Euro 2024 me Belgjikën, pavarësisht se ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime te Atalanta në sezonin 2023/24.

Yjet, me ‘zero’ minuta lojë në Euro 2024…

Zirkzee është gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të Serie A nga sezoni 2023/24, por sulmuesi holandez u përfshi në skuadrën e Euro 2024 vetëm pas dëmtimit të Brian Brobbey, kështu që ai fillimisht nuk ishte pjesë e planeve të Ronald Koeman.

Yjet, me ‘zero’ minuta lojë në Euro 2024…

Vicario i Italisë dhe Tottenhamit është portieri më i vlefshëm pa minuta të luajtura në Kampionatin Evropian, por shoku i tij i skuadrës Gigi Donnarumma ka qenë ndoshta lojtari më i mirë italian në turne deri më tani.

Lojtarë tjerë të vlefshëm që nuk kanë dëbuar ende janë Warren Zaire-Emery (60 milionë euro), Ivan Toney (50 milionë euro) dhe Ibrahima Konate (45 milionë euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll