Sport

VIDEO/ João Palhinha: “Portugalia është skuadra më e mirë në këtë Euro”

Sipas mesfushorit luzitan, João Palhinha, Austria, Spanja dhe Gjermania janë skuadrat më të mira në këtë Euro, por pas Portugalisë.

30 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA
VIDEO/ João Palhinha: “Portugalia është skuadra më e

GJERMANI - Portugezi João Palhinha ka treguar një ‘episod’ të tij për Euro 2024. “Ne ishim katër lojtarë dhe trajneri na bëri pyetjen (cila skuadër është më e forta në këtë Euro?), e cila gjithmonë na çonte në mosmarrëveshje.

Nëse më pyesni mua, unë personalisht shoh dy skuadra, Spanjën që është gjithmonë shumë e fortë dhe Austrinë, që po rezulton të jetë një surprizë e madhe në këtë Euro.

Ata meritojnë shumë merita për kualifikimin në raundin tjetër, sepse janë dy skuadra shumë të forta. Edhe Gjermania është në një nivel shumë të mirë. Mendoj se pas nesh (Portugalisë) ata janë ndoshta më të fortët”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll