Sport

Trajneri Sagnol modest: “Mësuam shumë nga humbja 7-1 kundër Spanjës”

Mundur shtatorin e kaluar nga Spanja (1-7), Gjeorgjia do të takohet me La Roja të dielën (21:00) në raundin e 16-të të Euros. Një disfatë e pasur me mësime sipas trajnerit Willy Sagnol.

30 Qershor 2024, 11:30 Nga DOSJA
Trajneri Sagnol modest: “Mësuam shumë nga humbja 7-1 kundër

GJERMANI - Willy Sagnol, trajneri i Gjeorgjisë, para xhiros së 16-të të Euro-s kundër Spanjës (e diel, 21:00), në konferencën për shtyp është shprehur: “Nuk e di, nuk e mbaj mend atë ndeshje  (Gjeorgji - Spanjë 1-7, 8 shtator 2023), kështu që nuk mund të flas shumë për këtë (qesh).  Sigurisht, ishte një kohë e vështirë për ne.

Por ndonjëherë, për të ecur përpara në jetë, të duhen momente të tilla ku është shumë e vështirë, ku mendon se nuk je mirë, ku mendon se ke bërë gjithçka gabim. Por është gjithmonë e dobishme të përjetosh momente të tilla. Sepse mendoj se pa vështirësi nuk ka suksese të mëdha. Dhe kjo është pjesë e rrugëtimit tonë.

Ne kemi pasur kohë më të mira se kjo, por është pjesë e rrugëtimit tonë. Dhe nëse jemi sot këtu, jam i sigurt se 7-1 na mësoi shumë gjëra, se mësuam shumë gjëra. (...) Por ne e njohim shumë mirë Spanjën. E kemi luajtur katër herë në tre vitet e fundit. Ne humbëm katër herë. Është kështu. Por kjo është një garë ndryshe”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll