Sport

Nagelsmann pas fitores ndaj Danimarkës: “Shiu na çorientoi të gjithë”

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, vlerësoi se ndërprerja e ndeshjes kundër Danimarkës në fazën e 16-të të Euro 2024 të shtunën (2-0) e destabilizoi ekipin e tij, i cili ishte mbresëlënës gjatë njëzet minutave të para.

30 Qershor 2024, 08:30 Nga DOSJA
Nagelsmann pas fitores ndaj Danimarkës: “Shiu na çorientoi

GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann pas fitores ndaj Danimarkës në 1/16 e Euro 2024 (2-0), u shpreh: “Njëzet minutat e para të ndeshjes ishin më të mirat që kemi luajtur që nga fillimi i turneut, më pas shiu i destabilizoi të gjithë.

Danimarka nuk gjuajti në pjesën e parë, por në të dytën na bënë më shumë presion. Ka shumë punë për të bërë para çerekfinales, duhet të jemi pak më të duruar në fazën e ngritjes dhe të presim momentet e duhura”.

Ndërsa mbrojtësi Nico Schlotterbeck i Gjermanisë deklaroi pas ndeshjes: “Mendoj se kemi pasur një ndeshje të mrekullueshme dhe shpresoj që tifozët e Dortmundit ta kenë shijuar atë (ai luan për Borussia Dortmund dhe ndeshja u luajt në stadiumin e tij).

Jam shumë i lumtur për ekipin, është shpërblimi për punën e palodhur. Ndërprerjen për shkak të shiut e menaxhuam mirë. Luajtëm me eufori dhe kënaqësi dhe tani shkojmë në Shtutgart (për çerekfinale). Unë u rrita disa kilometra larg”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll